Vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Sot është mbajtur mbledhja e 12-të e Qeverisë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën janë miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës emërohet Sevdije Morina në vend të Arjana Shajovcit, dhe, me propozimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, emërohet Blerta Deliu-Kodra në vend të ish-deputetes Donika Kada-Bujupi.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nën IPA II (2014 – 2020)”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së  Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin ” Mbështetja ndaj Reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Kosovë – Faza 2″. Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët të zhvillimit dhe mbështetjes së përpjekjeve të vazhdueshme në Kosovë për kryerjen e reformave në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional i cili do të zbatohet në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A. në përbërje:

Bahri Hyseni, kryesues;

Hekuran Nikçi, anëtar;

Shyqri Kelmendi, anëtar;

Alban Krasniqi, anëtar;

Shyqyri Sadiku, anëtar.

Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të      Ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh. A:

Rrezarta Pllana, kryesues;

Bezad Halilaj, anëtar;

Merita Kasapolli, anëtare;

Arbnorë Pula, anëtare.

Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” Sh. A:

Safije Beseni, kryesuese;

Sebahate Krasniqi, anëtare;

Genc Rama, anëtar;

Naim Haliti, anëtar.

Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh. A:

Enis Berisha, kryesues;

Ardita Salihu, anëtare;

Fitnese Ismajli, anëtare;

Afrim Mehmetaj, anëtar.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:

Hasnije Ilazi;

Gëzim Tosuni;

Krenare Pireva Nuçi;

Seb Bytyçi;

Alison Felce;

Cassie L. Barnhardt;

Ëerner J. Stuber.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close