Është formalizuar grupi punues për themelimin e Institutit për krimet serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se e kanë formalizuar grupin për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Poashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin çdo dëshmi që kanë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces.

Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë dokumentimi.md@rks-gov.net.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close