SHBA-ja sanksionon 13 anije ruse për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kanë futur në listë të zezë dhjetëra anije ruse, që janë të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.

Ky njoftim i Departamentit amerikan të Thesarit vjen pas kritikave nga republikanët në Kongres, lidhur me një njoftim të mëhershëm të Shtëpisë së Bardhës e nuk do të përfshijë operatorin rus të gazsjellësit në listën e sanksioneve.

Gazsjellësi pothuajse i ndërtuar në Detin Baltik, do të sjellë gazin rus direkt në Gjermani, duke kaluar përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe shteteve të tjera.

Kritikët thonë se kjo gjë do të rrisë varshmërinë e Gjermanisë ndaj energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj politikave ruse. Po ashtu, do ta privojë Ukrainën dhe shtetet tjera që të përfitojnë nga tarifat e transitit.

Megjithatë, gazsjellësi është mbështetur nga qeveria e kancelares Angela Merkel dhe vëzhguesit politikë thonë se presidenti, Joe Biden duket se nuk dëshiron që të nxisë konflikt me një aleate të SHBA-së për këtë çështje.

Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se nuk e ka ndërmend të përfshijë në listën e sanksioneve operatorin e gazsjellësit, Nord Stream 2 AG – që është në pronësi ruse – e as shefin ekzekutiv të këtij operatori, Matthias Warnig, që është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Senatorët republikanë kanë thënë se do ta hartojnë një legjislacion për të rivendosur sanksionet.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close