Coronavirusi udhëton midis trurit dhe mushkërive

ATSH-ANSA/ – Prania e virusit SARS-CoV-2 është dokumentuar jo vetëm në zonat e frymëmarrjes në kontroll të trurit, por, për herë të parë, është zbuluar rruga e tij midis mushkërive dhe trurit përgjatë nervit vagus.

Kjo mund të lexohet në një studim, të sapobotuar në Journal of Neurology, rezultat i një bashkëpunimi midis patologëve, neurologëve dhe reanimatorëve italianë.

“Ekzaminimet në mikroskop dokumentojnë praninë e neuroneve të dëmtuara që përmbajnë virusin, veçanërisht të përqendruar në bulbin ose palcën e zgjatur”, shpjegon Gaetano Bulfamante, autori i parë i artikullit.

“Në të njëjtën kohë, kemi vërejtur një aktivizim të jashtëzakonshëm të qelizave G që tregon një përgjigje inflamatore të lidhur me infeksionin”, shtoi ai.

Sipas shkencëtarëve, të dhënat më me interes janë prania e virusit Sars-CoV-2 në fijet nervore vagus që lidhin bulbin e palcës me mushkëritë./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close