Minizemrat e krijuara në laborator

ATSH-ANSA/ – Zemrat miniaturë të krijuara në laborator, të ashtuquajturat kardioide, janë gati.

Ato hapin rrugën për një revolucion në studimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga ataket kardiake, sipas një studimi të botuar në revistën ”Cell” nga studiues nga Instituti i Bioteknologjisë Molekulare të Akademisë Austriake të Shkencave (IMBA), koordinuar nga Sasha Mendjan.

Sëmundjet kardiovaskulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

”Këto zemra në miniaturë mund të përfaqësojnë modele efektive fiziologjike për studimin e lezioneve ose keqformimeve kongjenitale të zemrës”, theksojnë autorët e studimit.

“Ne ishim në gjendje të merrnim në laborator indin e zemrës të aftë për vetëorganizim, në sajë të qelizave burimore, për të riprodhuar një organoid me karakteristika të ngjashme me ato fiziologjike, me struktura që i ngjajnë dhomave të zemrës dhe aftësinë për të rrahur”, shpjegoi Mendjan.

“Kardioidet ofrojnë një potencial të pabesueshëm për studimin e defekteve kongjenitale të zemrës njerëzore. Një aspekt që do të bëjë të mundur përparimin në mjekësinë rigjeneruese dhe zbulimin e barnave të reja”, theksuan ata.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close