Shtetet e Bashkuara fusin në listën e zezë 12 anije ruse

Shtetet e Bashkuara fusin në listën e zezë 12 anije ruse

Shtetet e Bashkuara futën zyrtarisht në listën e zezë mbi 12 anije ruse të përfshira në ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2, pak ditë pasi nxorën nga lista kompaninë operatore ruse dhe drejtorin e saj ekzekutiv.

Veprimi ishte njoftuar paraprakisht më 21 maj nga Departamenti amerikan i Thesarit, ndërsa pati kritika të forta nga ligjvënësit republikanë ndaj njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se vetë kompania operatore ruse nuk do të ishte më pjesë e sanksioneve.

Pothuajse i përfunduar, tubacioni i Detit Balltik do të sjellë gazin rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar linjat rrugore përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe vendeve të tjera.

Kritikët thonë se tubacioni do të shtojë varësinë e Gjermanisë nga energjia ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të prekshëm nga politikat e Kremlinit. Gjithashtu ata thonë se tubacioni do t’i mohojë Ukrainës dhe vendeve të tjera fitimet nga tarifat për tranzitin, raporton Ora News.

Sidoqoftë, tubacioni është mbështetur nga qeveria e Kancelares Angela Merkel. Vëzhguesit politikë thanë se Presidenti Joe Biden duket se nuk zgjodhi grindjen me një aleat të Shteteve të Bashkuara për këtë çështje.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close