Presidentja Osmani:FSK-ja po stërvitet me ushtrinë amerikane, ushtria serbe me atë ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe ka më shumë se një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.

Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili sivjet e ka përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ditën kryesore më 28 maj, derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close