Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Pfizer dhe AstraZeneca ofrojnë nivele të larta mbrojtjeje ndaj variantit indian

/ATSH-DPA/ – Vaksina antiCOVID-19 e Pfizer është 88 % efikase kundër variantit indian pas dy dozave, sipas një studimi nga Public Health England (PHE).

Të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca u zbuluan të jenë pothuajse aq efikase kundër sëmundjes simptomatike nga varianti B1617.2.

Megjithatë, ato ishin vetëm 33 % të efektshme tri javë pas dozës së parë.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e përshkroi rezultatin si “novator”, ndërsa PHE tha se “pret të shohë nivele edhe më të larta të efikasitetit kundër pranimit në spital dhe vdekjes”.

Ndërkohë, vaksina e AstraZeneca-s ishte 60 % efektive.

Studimi përfshiu të dhëna për të gjitha grupmoshat nga 5 prilli deri më 16 maj.

Rreth 12 675 raste të renditura me gjenome u përfshinë në analizë, por vetëm 1 054 ishin të variantit indian.

PHE tha se ndryshimi në efektivitetin midis vaksinave mund të jetë për shkak të dozës së dytë, sepse AstraZeneca mbaron më vonë sesa vaksina Pfizer.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se duhet më shumë kohë që AstraZeneca të arrijë efektivitetin maksimal./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close