Antitrupat vazhdojnë deri në 13 muaj pas një infeksioni coronavirus

Antitrupat vazhdojnë deri në 13 muaj pas një infeksioni coronavirus

ATSH-AFP/ – Antitrupat e drejtuar kundër proteinave spike të virusit COVID-19 vazhdojnë deri në 13 muaj pas infektimit, sipas një studimi nga Spitali Universitar i Strasburgut (CHU).

Një studim italian, i botuar në fillim të majit për këtë temë, njoftoi se antitrupat që neutralizojnë COVID-19 mbetën në gjak për të paktën tetë muaj pas infektimit.

Studimi i Strasburgut ndoqi 1 309 persona për më shumë se një vit, 393 prej të cilëve ishin infektuar tashmë me COVID-19.

“Nga grupi i fundit, një vit pas infektimit, 97% e individëve i kanë ruajtur antitrupat e tyre anti-S, të drejtuara kundër proteinës spike, që e lejon virusin të sulmojë qelizat njerëzore”, tregon një njoftim për shtyp nga CHU.

Duke krahasuar numrin e riinfektimeve, që ndodhën gjatë studimit në këtë grup, me numrin e infektimeve të reja në grupin e kontrollit prej 916 personave, studiuesit llogaritën se rreziku i prekjes nga sëmundja “zvogëlohet me 96,7% në personat e infektuar më parë”, falë “qëndrueshmërisë afatgjatë të antitrupave anti-S”.

Shkencëtarët vunë në dukje, gjithashtu, se trembëdhjetë muaj më vonë, përqendrimi i këtyre antitrupave në trup bën të mundur neutralizimin e “virusit të egër” (forma fillestare e virusit) dhe variantit britanik, por jo të Afrikës së Jugut.

Studimi thekson se vaksinimi, edhe në një dozë të vetme, “forcon mbrojtjen ndaj varianteve, duke rritur ndjeshëm sasitë e antitrupave”.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close