Kontrabanda me barna në Kosovë nuk ndalet

Mbi 50 për qind e barnave kanë rezultuar të kontrabanduara në rastet kur inspektorët farmaceutikë kanë kryer inspektime. Ndryshe kontrabanda me barna është një dukuri që ndodh prej vitesh.

Kjo është si rrjedhojë e mungesës së ligjit që e përcakton çmimin e barnave në vend. Profesionistë të fushës së farmaceutikës thonë se kontrabanda me barna është e rrezikshme për shëndetin publik, për shkak se në transportin e tyre nuk ka siguri të ruajtjes së zinxhirit të furnizimit.
Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tha për Radio Kosovën se kontrabanda rrezikon kualitetin e tyre, por që ndryshimi i madh i çmimeve të barnave e stimulon në një mënyrë kontrabandën.

‘’ Produktet e caktuara që vijnë në Kosovë, pra sillen nga distributorë të caktuar , vendosen çmime që janë shumëfish më të larta në rajon. Andaj kjo më pas i shtyn që persona të ndryshëm të kontrabandojnë të njëjtat barna që i marrin nga rajoni, dhe i sjellin në Kosovë në mënyrë ilegale’’, tha Jakupi.

Barnat si produkte, mund të kontrabandohen shumë lehtë, për shkak se sasia e tyre mund të jetë e vogël, por vlera shumë e madhe.
Inspektorët farmaceutikë janë ata që herë pas herë dalin në terren për të inspektuar nëse barnat janë në nivelin e duhur.
Por Kosova ka rreth 10 inspektorë për 1200 subjekte farmaceutike në gjithë Kosovën. Andaj inspektimi është mjaft i mangët. Megjithëkëtë, sa i përket kontrabandës, përqindja e barnave të kontrabanduara në rastet e inspektuara ka shkuar deri në 50 për qind. Kështu tha kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi.

’për sa i përket kontrabandës, në rastet e inspektimit është gjetur deri në 50 për barna të kontrabanduara. Pra, kjo nuk është shifër e të gjitha barnave që hyjnë në Kosovë, por vetëm atyre barnave të inspektuara’’, tha Jakupi.

Ndërkaq Shkumbin Jusufi, farmacist, tha se mos unifikimi i çmimeve të barnave në Kosovë, ka bërë që rrjedhimisht të kontrabandohen ato, në mënyrë që çmimi i tyre të dalë më i lirë për farmacistin. Ai e sheh si një problem madhor, për shkak se po dëmtohet profesioni i farmacistit në vend.

‘’ Për arsye të mungesës së regullativës së çmimit të barnave, ato janë më të shtrenjtat në rajon, dhe normalisht më pas qarkullon mall i kontrabanduar. Andaj ky është një problem i madh’’, tha ai.

Sidoqoftë, ajo që ka ndikuar prej vitesh në shtimin e rasteve të kontrabandës me barna në Kosovë, është numri i pamjaftueshëm i barnave të regjistruara dhe mungesa e unifikimit të çmimeve./Ariana Kasapolli, Radio Kosova

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close