Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Rrjedh raporti i inteligjencës amerikane:në Wuhan filloi që në nëntor të vitit 2019

Një raport nga shërbimi i inteligjencës Amerikane thotë se disa studiues nga Instituti Kinez i Virologjisë në Wuhan u sëmurën që në nëntor të vitit 2019.

Raporti gjithashtu thekson se këta njerëz u shtruan në spital, dhe detaje të reja në lidhje me intensitetin e simptomave që ata treguan mund të fillojnë një diskutim të ri në lidhje me origjinën e pandemisë së koronavirusit, tregojnë dy burime të njohura me dokumentin.

Një raport i Departamentit të Shtetit i përpiluar gjatë administratës së Donald Trump dhe botuar në Janar thotë se studiuesit kinezë u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019, por nuk pretendohet se ata ishin të shtruar në spital, raporton CNN.
Në një raportin e paraqitur nga Pekini zyrtar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveria kineze pretendon se pacienti i parë me simptoma të kovid-19 u zbulua më 8 dhjetor 2019 në Wuhan.

Sidoqoftë, shërbimi inteligjent amerikan nuk ka të dhëna të besueshme, prandaj se përse kinezë u shtruan në spital. “Në fund të fundit, asgjë nuk mund të konkludohet përfundimisht,” thanë burimet e inteligjencës amerikane. /proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close