Sot marrin dozën e dytë mjekët që u vaksinuan në Kukës

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës më 20 dhe 21 mars, janë ftuar të hënën të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.

Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë. Ata kësaj radhe do të vaksinohen me Pfizer.

Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.

Ndërkaq, sot pasdite pritet të arrijnë edhe 3500 doza të vaksinës anti-Covid të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close