Pse serbët akuzojnë ?

Igumeni i Manastirit të Deçanit i akuzon shqiptarët dhe forcat paqëruajëse në Kosovë se që nga viti 1999 e deri me tani ,ekstremistet shqiptar të Kosoveës i  “paskan shkatërruar” mbi 150 objekte fetare kishtare serbe, si dhe i ” paskan” asgjësuar me qindra varreza pravosllave serbe.

Sa ka të vërtetë në kete deklaratë fashiste tē këtij igumeni të Deçanit dhe pse mu tani ky del me tëto fjalë të cila e ushqejnë nacionalizmin serb dhe i rrënqethin kundërshtarët tanë që i kemi në Europē?

Ndoshta edhe e ka ” mirë ” se neve na intereson më shumë mirëqenja e Palestinës ( me të cilët nuk na lidhë asgjë) se sa pavarësia e Kosovës dhe se e kemi bindjen që pa Palestinë të pavarur nuk na vyen as Kosova e pavarur apo pavarësia e jonë nuk është e plotë pa ” pavarësinë” e  saj.

Kur dalim në rrugë e çirremi si harbutër për të “drejtat ” e arabëve në vend se të kerkojmë më vondosmëri mos- prekjen e kufijve të Kosoves, nuk kērkojmë asgjë  për të drejtat e shqiptarëve ne Luginën e Presheves, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ne automatikisht i inkurajomë serbët në shpifje dhe iu rrisim apetitet për më shumë.

Të mos harrojmē që ngjarjet e fundit treguan që jemi ende mbetje osmane , gjë Europa si të tillë nuk na do kurrë në mesin e tyre.

Sa vonë ka filluar të flitet që kishat e quajtura ” serbe” historikisht janë shqiptare, por kur neve na u çel gojë kontratat u nënshkruan. Po, po u nënshkruan se ato janë trashëgimi serbe.

Serbët filluan të ankohen në botë se objektet fetare pravosllave janë në rrezik nga shqiptarët, bota gati është duke e pranuar këtë kukamë serbe.

Qëllimi është i pastër si loti, ata e kërkojnē policinë dhe ushtrinë serbe që t’ i ruajë ata nga ” barbaria ” shqiptare.

Igumeni Janjiq tha: “Nuk kemi besim tek Prishtina”

Serbët e Kosovës nuk kanë besim që Prishtina mund ta ruan  trashigimin serbe pravoslave në Kosovë.

(Nemamo poverenja u Prištinu”      Iguman manastira Visoki Dečani Sava Janjić istakao je da SPC i kosovski Srbi nemaju poverenja da Priština može da zaštiti srpske svetinje i baštinu na Kosovu)

Të mjerët ne që nuk jemi të zotët për asgjë, dhe askush nuk i beson fjalëve tona.

Igumani thotë se sikur të dorëzonim Kishat Pravoslave Serbe qeveritarëve shqiptar heret a vonë ” do ti shihnim skenat barbare të shkatërrimit që ekstremistët shqiptar i kryen në vitin 2004

(On smatra da bi predaja baštine Srpske pravoslavne crkve na Kosovu albanskim vlastima pre ili kasnije “rezultirala varvarskim scenama skrnavljenja koje su ekstremisti među kosovskim Albancima počinili tokom nereda 2004. godine”.)

Një mend , kurrë nu gjetën fajtorët e 2004- shes

/Fahri Xharra, Gjakovë

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close