Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kroacia i dhuron vaksina anti-coronavirus Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës Arben Vitia dhe Ambasadorja Kroate në Kosovë Danijela Barisiç nënshkruan një marrëveshje mbi dhurimin e 10,000 dozave të vaksinave.

Vitia e informoi ambasadoren Barisic për grupet prioritare, planin e vaksinimit, mënyrën në të cilën institucionet e Kosovës po luftojnë pandeminë Kovid 19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë pandemisë.

Në emër të Qeverisë, ai falënderoi Kroacinë për dhurimin e 10,000 vaksinave antivirale, bashkëpunimin dhe mbështetjen në luftën kundër pandemisë kovid 19.

Barisiç theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close