Zëvendësministri Pupovci: Mësimdhënësit me performancë të dobët do të largohen nga puna

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka shpjeguar se testimin mësimdhënësve e kishte përmendur ministri Arsim Bajrami në vitin 2006 e jo Qeveria Kurti.

Pupovci ka paralajmëruar largim nga puna për mësimdhënësit që do të tregojnë performancë të dobët në punën e tyre.

“Për shkak të përformancës së dobët, jo vetëm mësimdhënësit por çdo punëtor në Kosovë mund të largohet. Aty parashihet një periudhë njëvjeçare për mësimdhënësit që ka dalë dobët në vlerësim që të përmirësohet, dhe në rast se nuk përmirësohet ai mësimdhënës e humb licencën e punës”, deklaroi ndër të tjera Dukagjin Pupovci në një medium vendor.

“Pas reagimeve të SBASHK-ut, Bajrami më nuk e kishte përmendur atë gjë”, deklaroi Pupovci.

Pupovci thotë se kjo qeveri parashikon vlerësimin e mësimdhënësve e jo testimin, e që sipas tij është edhe në udhëzimin administrativ.

“Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjë Inspektorati. Inspektorati mbledh portfolion e mësimdhënësve, i shkon në orë arsimtarit, e gjëra tjera që janë pjesë e sistemit të poentimit të mësimdhënësve. Në fund ky vlerësim e nxjerr mësimdhënësin në njërin nga tri nivelet. Ose i plotëson kriteret në një shkallë më të lartë, ose i plotëson në një shkallë minimale, ose nuk i plotëson kriteret fare”, tha Pupovci.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është shprehur kundër testimit të mësimdhënësve.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close