Politikani bullgar,Dzhambazki :Kombi maqedonas është krijuar në Moskë

Anëtari bullgar i Parlamentit Evropian, Angel Dzambaski është i indinjuar për shkak të urimeve të Ambasadës Ruse në Shkup për popullin Maqedonas në Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi.

Bullgaria shënon Ditën e alfabetit Bullgar për herë të parë sot, ndërsa më herët kjo ditë është quajtur Dita e Shkrimtarisë Sllave, Edukimit dhe Kulturës Bullgare, por vitin e kaluar u emërua zyrtarisht Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, Alfabetit Bullgar, arsimit, kulturës dhe letërsisë sllave.

Propozimi për ta quajtur festën Dita e Bullgarisë, jo e shkrim-leximit Sllav, erdhi nga VMRO BND.
Sipas partisë, “kjo iniciativë synon të distancohet nga përpjekja e Shkupit për të përvetësuar alfabetin cirilik”.

Ambasada ruse në Maqedoninë Veriore i përgëzoi maqedonasit për festën, duke cituar fjalët e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili njoftoi se shkrim-leximi në Rusi mbërriti nga Maqedonia, raporton Sputnik.

Me atë rast, Dzambaski deklaroi se “kombi maqedonas u shfaq në vitin 1945”.
“Është një nga falsifikimet tuaja më të turpshme dhe më e trishtueshme. Shkrim-leximi dhe Ortodoksia arriti në Rusinë e sotme nga Bullgaria. Ky është një fakt.” Alfabeti maqedonas “u krijua, së bashku me kombin maqedonas, në Moskë në vtin 1945. Kjo gënjeshtër është më i madhi turp. Turp për ju “, i tha Jambaski ambasadës ruse.

Ambasada Ruse në Sofje përdori emrin e ri të festës në adresën e saj drejtuar Bullgarëve, ndërsa Ambasadorja Elena Mitrofanova theksoi rëndësinë e punës së Vëllezërve të Shenjtë për Rusinë.

“Të dashur miq, pa dyshim, roli i Bullgarisë në përhapjen e shkrim-leximit, gjuhës dhe kulturës sllovene është i padiskutueshëm … Si në Bullgari ashtu edhe në Rusi, trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, të cilët përcaktuan vetëdijen dhe zhvillimin e popujve vëllezër sllavë për shumë shekuj, ruhet dhe respektohet me kujdes. “, tha Mitrofanova./proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close