Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

BE u ndalon linjave ajrore bjelloruse të përdorin hapësirën ajrore dhe aeroportet e BE-së

BE-ja u ndalon linjave ajrore bjelloruse të përdorin hapësirën ajrore dhe aeroportet dhe po përgatit sanksione kundër Minskut.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. “Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së. “Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.

Vendet e BE-së thërresin ambasadorët e Bjellorusisë

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve evropiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po ashtu i hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve bjelloruse se shkak për uljen e detyrueshme të avionit kishin qenë njoftime të besueshme se siguria e aeroplanit ishte e kërcënuar.

“Shpjegimet e dhëna deri tani nga qeveria bjelloruse për uljen e detyruar të një avioni të kompanisë Ryanair në Minsk janë absurde dhe jo të besueshme,” tha Maas.

Shumë përfaqësues të BE-së dhe të vendeve anëtare e dënuan veprimin e Minskut. Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi i indinjuar në Twitter se ulja e detyruar e avionit është “një veprim i paparë deri tani” dhe kërkoi reagime të menjëhershme nga BE dhe NATO. Edhe kryeministri polak foli për një “akt terrorizmi shtetëror”, kurse kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen deklaroi: “Çdo shkelje e rregullave ndërkombëtare të trafikut ajror duhet të kenë pasoja”.

Sanksione të specifikuara

Pas ndalimit të linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të diskutojnë edhe për sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë.

Korrespondeti i DW, Bernd Riegert, i cili po ndjek samitin e BE-së, tha se sanksionet më të mundshme janë “sanksionet e specifikuara”, ose “sanksionet e mençura”, siç quhen ato në gjuhën e Brukselit.

Këto përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe kufizimin për të udhëtuar për individët e sanksionuar, si dhe shkëputjen e Bjellorusisë nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT.

“Të gjithë udhëheqësit e BE janë të një medimi, madje edhe vendet direkte fqinjë si Polonia dhe vendet baltike. Duket se Bjellorusia ka kaluar vijën e kuqe,” njofton Riegert.

Një zyrtar i NATO-s tha se ambasadorët e aleancën ushtarake perëndimore do të diskutojnë gjithashtu për këtë incident gjatë ditës së martë (25.05.)./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close