Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

63 aktakuza kundër 83 personave, ndalohen edhe 17 persona

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 83 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 17 persona, janë bërë tre kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, si dhe tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton klankosova.tv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, si dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër 36 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe është ngritur një aktakuzë kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë dy kërkesa për sekuestrim, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close