PRITJE *Poezi

PRITJE *Poezi

Ti do të vish në pranverën e harruar
që ta shuash mallin në shtëpinë e mbuluar
me dhimbje dhe kujtime të blerta

Ndoshta ti do të vish në fund të verës
kur qielli mbushet me yje
e malli me pikëllim
ngjitur pas bishtit të kometës
që zhduket diku në netët pa gjumë

Do të vish bashkë me vjeshtën
dhe shiun e Tiranës që ka ngelur
në xhamat e dhomës së errët të Dajtit
në një nga njëmijë e një netët e mbushura
me tregime dhimbjesh

Do të pres të vish me borën e parë
pranë oxhakut ku digjet pritja
për të hyrë në ëndrrën e harruar
dhe për t’u humbur në fjalët e pathëna…

/Shkelzen Halimi

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close