Sipas përllogaritjeve 50 miliardë zogj në planet

Sipas përllogaritjeve të reja janë të paktën 50 miliardë zogj të egër në botë. Harabela mendohet se janë rreth 1.6 miliardë. Disa lloje të tjera zogjsh duke përfshirë dallëndyshen dhe pulëbardhën e kanë kaluar shifrën mbi 1 miliard.

Megjithatë sipas autorëve të studimit shumica e zogjve janë të rrallë. Ky projekt tashmë do të shërbejë në mbrojtjen e zogjve nga zhdukja. “Shpenzuam shumë kohë dhe para duke numëruar speciet tona, por tani kemi nevojë të mendojmë se si të mbrojmë biodiversitetin të cilin e bashkëndajmë me kafshët”, tha kërkuesi Corey Callagahan.

Numërimi i zogjve në botë është një detyrë shumë komplekse dhe nuk ka përgjigje definitive. Në të shkuarën kërkimet kanë arritur të thonë se janë deri në 400 miliardë zogj.

Këtë herë shkencëtarë kanë analizuar mbi 9 700 lloje të ndryshme zogjsh. Shumica e shpendëve janë të zbuluara në hemisferën veriore, Europë, Azinë veriore, Afrikën veriore, disa pjesë të Gadishullit arabik dhe Amerikën e veriut.

Shumë pak zogj janë gjetur në Madagaskar dhe Antarktikë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close