Qentë mund të ndalojnë përhapjen e virusit Covid-19

Qentë mund të ndalojnë përhapjen e virusit Covid-19

Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shancet më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19.

Provat me qen nuhatës kanë treguar se ata mund të gjurmojnë njerëzit e infektuar me Covid, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit në kohën kur shoqëria do të rihapet.

Qentë nuhatës nuk janë një gjë e re. Në vende të ndryshme ata përdoreshin për të nuhatur çimka, myk apo lloje kanceri. Tani qentë janë trajnuar për të dalluar një aromë tipike të prodhuar nga të infektuarit, aromë të cilën hunda e njeriut nuk mund ta nuhasë.

Kjo përparësi e qenve do të vijë në ndihmë gjatë kontrollit në aeroporte ose gjatë aktiviteteve masive. Në aeroportin e Helsinkit në Finlandë ka disa muaj që qentë përdoren për të testuar udhëtarët që mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Tashmë mbetet vetëm që provat të konfirmohen nga testimi laboratorik. Në provat e deritanishme qentë nuhatës kanë zbuluar saktësisht 88% të rasteve me virusin corona dhe gabuan vetëm në 14% të raste të tjera./dw

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close