Të premten pritet të vijnë në kosovë 100 mijë vaksina

Sot është mbajtur takimi konsultues i Asociacionit të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ndërsa u bë e ditur të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina antiCOVID-19.

Referuar njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nisë procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close