Kryeministri Kurti fton homologun japonez për vizitë në Kosovë

Kryeministri Kurti fton homologun japonez për vizitë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë nga Viena, Mizutani Akira si dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori.

Sipas komunikatës qeveritare, Ambasadori Mizutani ritheksoi përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të shtohet në të gjitha fushat dhe përmendi rëndësinë e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Japoni.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës si para ashtu dhe pas pavarësisë së vendit.

Ai bëri ftesë për Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimin, në takim u bisedua për situatën aktuale në përballje me COVID-19 dhe u vlerësua ndihma e Japonisë e dhënë përmes grantit për adresimin e pandemisë. Palët u pajtuan për rëndësinë dhe hapat konkretë për organizimin e përbashkët të seminarit virtual të biznesit këtë vjeshtë për të tërhequr investitorët japonezë.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close