Vazhdon prezantimi i kandidatëve të PDK-së për kryetar komunal

Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të rikandidojë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

“Po, e konfirmoj se z.Aliu do të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet lokale. Është e konfirmuar nga partia”, ka deklaruar Sherifi.

Ndryshe, edhe vetë Aliu para disa muajve kishte deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ai kishte deklaruar se i ka tejkaluar premtimet e tij të fushatës elektorale.

Aliu i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka marrë mandatin e parë në zgjedhjet komunale të vitit 2019.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close