Laurence des Cars, e para grua që drejton Luvrin

Laurence des Cars, e para grua që drejton Luvrin

ATSH-DPA/ – Laurence des Cars është emëruar drejtoresha e ardhshme e Muzeut Louvre të Parisit, duke shënuar herën e parë që muzeu i famshëm i artit në kryeqytetin francez ka një grua në krye.

“Des Cars do të pasojë Jean-Luc Martinez në shtator”, njoftoi sot Ministria e Kulturës.

Sipas deklaratës, des Cars ka kryesuar Musee d’Orsay në Paris për katër vjet.

Ajo u emërua si drejtoresha e ardhshme e Luvrit nga Presidenti Emmanuel Macron, pas sugjerimit nga ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin.

Louvre është një nga muzetë më të vizituar në botë dhe shtëpia e veprave të shumëta të njohura, përfshirë “Mona Lisa” me famë botërore.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close