Pashalimani hap dyert për “Defender Europe ’21”

ATSH – I. Vata/ Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për “Defender Europe ’21”.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në bazën e Pashalimanit janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut.

“Baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për Defender Europe ’21. Pjesë e stërvitjes dhe aftësia për të përdorur armët e aleatëve dhe kundërshtarëve. Forcat Detare po stërviten me kolegët e tyre nga vendet aleate. Forcat Detare po udhëheqin stërvitjen e grupeve shumëkombëshe të bordingut”, tha Peleshi.

Stërvitja “Defender Europe 2021”, ka nisur prej 4 majit në vendin tonë dhe po demonstron aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ajo zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) drejton paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete janë forcat e vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close