Polonia mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët bjellorusë

ATSH-AFP/ – Polonia ka vendosur të ndalojë hyrjen e avionëve bjellorusë në hapësirën e saj ajrore, si pjesë e sanksioneve europiane, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller.

“Këshilli i Ministrave ka votuar në favor të ndalimit të hyrjes në hapësirën ajrore polake të avionëve të përdorur nga kompani nga Bjellorusia”, shkroi Muller në Twitter.

Polonia ndan një kufi të gjatë me Bjellorusinë, kështu që ky ndalim pritet të ndikojë në fluturimet nga kompanitë bjelloruse, përfshirë transportuesin kombëtar Belavia, drejt Europës Perëndimore.

BE miratoi sanksionet e para kundër Bjellorusisë të hënën në mbrëmje, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët nga ai vend dhe duke rekomanduar që të gjitha linjat ajrore të shmangnin qiellin bjellorus, një thirrje që është ndjekur gjerësisht.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close