Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 115 000 punonjësve të kujdesit shëndetësor

ATSH-DPA/ – Të paktën 115 000 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë vdekur për shkak të COVID-19, raportoi OBSH në një vlerësim të ri.

“Shumë persona janë infektuar dhe, ndërsa raportimi është i pakët, ne vlerësojmë se të paktën 115 000 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë paguar çmimin e fundit në shërbim të të tjerëve”, tha kreu i organizatës shëndetësore të KB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros gjithashtu kritikoi vendet e pasura për blerjen e shumicës së dozave të vaksinës në dispozicion.

Ai tha se 75 % e dozave të vaksinave ishin të shpërndara në vetëm 10 vende, ndërsa në shumë vende të tjera, miliona punonjës të shëndetësisë duhet të presin për t’u vaksinuar.

Ai u bëri thirrje vendeve më të pasura të heqin dorë nga dozat e tyre dhe iu drejtua zyrtarëve të kujdesit shëndetësor të sigurojnë që të paktën 10 % e personave në të gjithë botën të mund të vaksinohen deri në shtator dhe 30 % deri në fund të vitit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close