Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Rikthehen tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Gjashtë ushtarë armenë janë arrestuar derisa po provonin të kapërcenin kufirin me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se incidenti ndodhi në rajonin Kalbajar në mëngjesin e 27 majit.

Zyrtarët armenë ende nuk e kanë konfirmuar incidentin.

Të hënën Jerevani dhe Bakuja fajësuan njëra-tjetrën për të shtëna në një zonë kufitare. Armenia ka thënë se një ushtar i saj ishte vrarë.

Më herët Armenia e kishte akuzuar Azerbajxhanin se trupat e saj kanë kaluar disa kilometrave në provincat e saj Syunik dhe Gegharkunik.

Azerbajxhani insistoi që forcat thjesht po pozicionoheshin në anën e territorit të tyre të kufirit në të cilin nuk kishin pasur mundësi të qëndronin gjatë muajve të dimrit.

Në fund të vitit të kaluar të dyja vendet u përfshin në një luftë gjashtë javore për rajonin e Nagorno Karabakut. Nga konflikti humbën jetën 6.000 persona.

Luftimet u ndalën në nëntor të vitit 2020 pasi palët u pajtuan për armëpushim në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Armenia humbi kontrollin në disa pjesë të territorit të cilat armenët etnikë i kishin kontrolluar për dekada. Nagorno Karabaku është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close