Kuvendi miraton bordin e ri të ARKEP

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar bordin e ri të Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Me 61 vota pro, deputetët zgjodhën kryetar të bordit, Nazim Rrahimin, anëtarë, Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku-Rizaj dhe Arian Qorolli.

Emërimin e këtij bordi e kundërshtuan nga opozita.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi ka përgjegjësinë e lartë për plotësimin e funksioneve.

“Konsiderojmë se si institucion me peshë dhe përgjegjësi të lartë është e rëndësishme plotësimi i funksioneve duke marrë parasysh faktin se bordit të kaluar i ka kaluar mandati”, tha ajo.

Verifikimin e kryesuesit të këtij bordi e kërkoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri.

“Për dallim prej GP të LVV ne si PDK, CV-në e tyre nuk i kemi pasur, sot po vihet në votim, pa e ditë kënd do të votojmë. Kjo nuk është dashur të ndodhur. Çështje tjetër është se është dashur të verifikohet kryesuesi i këtij bordi që flitet se ka aktkauzë”, tha Tahiri.

Kundër u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku nga LDK.

“Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të bëhet votimi i bordit”, tha ajo.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se opozita është dashur të dijë më herët emrat për këtë bord.

“Me sa po shihet për herë të parë votohet bordi i një institucionit të rëndësishëm pa e ditë kush janë”, tha ai.

Deputetët po ashtu miratuan edhe raportin e ARKEP-it për vitin 2020.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close