Ministri Mehaj përgëzon njësitë e FSK-së n`operacionin Defender-Europe 21

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin e ngushtë me ushtarakët amerikanë  si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara  gjatë stërvitjes.

Ministri Mehaj, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke  shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentes së parë ushtarake të FSK-së për mbrojtjen e territorit.

Ai shprehu përgëzimet më të larta për nivelin e lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së, mbështetjen e jashtëzakonshme të ushtarakëve amerikan si dhe atë të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close