Pfizer mund të merret edhe në farmaci apo nga mjeku i familjes

ATSH-ANSA/ – Miliona australianë do të mund të marrin vaksinën kundër coronavirusit Pfizer nga mjeku i tyre i familjes dhe farmacitë e tyre pasi organi rregullator Therapeutic Good Administration (TGA) ka autorizuar ruajtjen deri në një muaj në frigoriferë të rregullt.

Më parë, vaksina Pfizer-BioNTech duhet të ruhej në temperatura nën 70 gradë Celsius duke kufizuar kështu shpërndarjen në qendrat e vaksinimit të pajisura me mjete frigoriferike speciale.

Miratimi nga TGA ndodhi disa ditë pas atij të Food and Drug Administration në SHBA.

Ministri federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, e cilësoi vendimin e TGA-së si një zhvillim të rëndësishëm.

“Farmacitë bëhen gjithashtu një partner kyç në fazën e tretë të programit të vaksinimit në mbarë vendin”, shtoi ai.

Ndryshimi i kushteve të ruajtjes u përshëndet nga presidenti i Shoqatës mjekësore australiane, Omar Khorshid, si një lajm i jashtëzakonshëm.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close