Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri Kurti për shkarkimin e bordit të AKP-së: Të këqijat duhet ndalur shpejt!

Kryeministri Albin Kurti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë, ka shkruar Kurti.

Deputetët fillimisht nuk miratuan raportin e punës së AKP-së për vitin 2020, derisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konstatoi shkarkimin e bordit të AKP-së.

Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, Qeveria e Kosovës duhet të propozojë emrat e bordit të ri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close