Rreth 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë

Rreth 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë

Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën sot do ti nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, që organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sipas MASHT-it, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit janë bërë të gjitha përgatitjet në 155 qendra të testimit, ku do të organizohet testi.

Sot rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën do ti nënshtrohen Testit të Arritshmërisë. Fatmir Elezi, nga Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit në datën e caktuar.

“Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen testit me datë 28 maj. Testimi do të mbahet në 155 qendra të testimit ku do të marrin pjesë rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta .”

Elezi, po ashtu bëri të ditur se rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen me datë 5 qershor.

“ Rezultatet e Testit të Arritshmerisë bazuar në vitet e kaluara shpallen prej shtatë deri në dhjetë ditë pas testimit. Sipas planifikimeve që janë bërë rezultatet do të publikohen me datë 5 qershor.”

Ndërkaq, njohës të çështjeve të arsimit, ketë testim po e vlerësojnë si të qëlluar për arsye se po mundëson orientimin e tyre për shkollimin e mëtutjeshëm dhe vlerësimin e marrjes se njohurive në shkollimin paraprak.

Zyrtarë të Ministrisë se Arsimit kanë bëre të ditur se afati i ankesave do të jetë i hapur tri ditë pas shpalljes se rezultateve./Radio Kosova

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close