Ministri gjerman,Roth: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka vizituar dje Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Roth ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Roth tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta, duke shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, meqenëse Kosova i ka plotësuar kushtet.

“Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth.

Këtë deklaratë Roth e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pas pyetjes së Deutsche Wellesnë Tiranë, nëse mosmbajtja e premtimeve nga BE dhe lënia peng e Shqipërisë për një kohë të pacaktuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe MV vë në rrezik kredibilitetin e BE.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close