Rrushi i famshëm francez “Chardonnay”, kultivohet në Shqipëri

ATSH/ Shqipëria njihet për vreshtat më të vjetra në Evropë, por ditëve të sotme vreshtaria në vendin tonë është në rilindje të plotë.

Sot ky sektor është gjerësisht i përhapur dhe një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vetëpunësimit për një numër të madh të fermave bujqësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arrijnë mbi 300 mijë numri i fermerëve që kultivojnë rrushin në vreshta dhe pjergulla, nga jugu e deri në veri të vendit.

Ndërkohë që sipërfaqja e mbjellë me vreshta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit në mbi 10.000 ha, falë skemave të mbështetjes financiare që ka adresuar qeveria për zhvillimin e kësaj industrie.

Krahas varieteteve autoktone, janë përshtatur mjaft mirë në tokën shqiptare dhe kultivohet masivisht, dhe varieteti i rrushit të famshëm “Chardonnay”.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, Frida Krifca dha zgjedhur sot në Ditën Ndërkombëtare të rrushit “Chardonnay”, të sjellë në vëmendje dhe vreshta të tërë të rrushit të famshëm francez kultivohen edhe në Shqipëri.

“Vërtet është francez, dhe ne preferojmë t’i bëjmë jehonë varieteteve autoktone. Por meqë është përshtatur aq mirë në tokën shqiptare dhe kultivohet masivisht, kujtojmë sot ditën e rrushit “Chardonnay”- shprehet Krifca.

Dy vjet nga implementimi i programit IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BE, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka paguar 60 % të kontratave të firmosura me fermerë dhe agropërpunues, për përfitimin e granteve nga investimet në bujqësi, ku vend kryesor zë mbështetja në vreshtarinë dhe industrinë e verërave “Made in Albania”, që po zgjeron eksportet në tregjet ndërkombëtare.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close