Zbulohet mekanizmi i mpiksjes së rrallë të gjakut tek Astrazeneca dhe Janssen

Zbulohet mekanizmi i mpiksjes së rrallë të gjakut tek Astrazeneca dhe Janssen

ATSH-ANSA/ – Problemet e rralla të mpiksjes së gjakut, të shkaktuara nga vaksinat Astrazeneca dhe Janssen, mund të vijnë për shkak të metodës së përdorur për prodhimin e proteinave të virusit Sars-Cov-2 në qeliza, sipas një studimi nga universiteti ”Goethe” i Frankfurtit, sipas të cilit problemi mund të zgjidhet duke rimodeluar vaksinat.

Vaksina lëshon një sekuencë të ADN-së që shërben për të prodhuar proteinën Sars-Cov-2 në bërthamën e qelizës dhe jo në pjesën e jashtme (citoplazma), siç bëjnë ato me mRna.

”Pasi të jetë thyer një pjesë e kësaj ADN-je, fragmentet dëbohen nga bërthama duke përfunduar në gjak dhe duke shkaktuar mpiksje. Teoria u verifikua në këtë moment me teste laboratorike edhe përmes softuerit”, shpjegojnë studiuesit.

Në Britaninë e Madhe, problemet e koagulimit u gjetën në 309 persona nga 33 milionë të vaksinuar, me 56 vdekje, ndërsa në Europë ka 142 raporte për 16 milionë të imunizuar, një normë prej afërsisht një në 100 000.

Problemi mund të zgjidhet duke ridizenjuar ADN-në e mbartur nga adenovirusi.

“Tashmë vaksina Johnson & Johnson është më pak e ndjeshme ndaj copëzimit dhe kompania po përpiqet të zgjedh formulën e saj. Me të dhënat që kemi mbledhur ne mund t’u shpjegojmë kompanive si të ndryshojnë sekuencat që kodifikojnë proteinën spike për të parandaluar reagimet e padëshiruara”, shpjeguan ata.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close