Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Njerëzit nuk mund të jetojnë më shumë se 120-150 vjet

ATSH – Njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet, sipas një studimi, që shqyrtoi marrëdhënien mes plakjes dhe përballimit të stresit, i publikuar në revistën “Nature Communications”.

Në kuadër të hulumtimit, pjesëmarrësve iu bënë matje të rezistencës kundër stresit duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e smartphone-ve dhe të dhënat mjekësore të vullnetarëve nga BM dhe SHBA.

Shkencëtarët nënvizuan se tek ata që iu nënshtruan studimit “u vu re një rënie në aftësinë e përmirësimit teksa mosha përparon”.

“Sa më shumë përparon plakja, aq më shumë zgjatet koha që nevojitet për shërimin e sëmundjeve”, tha drejtuesi i studimit, Timothy V. Pyrkov.

Në studim u theksua se edhe pjesëmarrësit më të shëndetshëm “kanë të njëjtat kritere themelore të plakjes”.

Si rrjedhojë, studimi përfundon se, nëse nuk zhvillohen trajtime të drejta për të vonuar plakjen, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me moshën nuk mund të ndryshojë jetëgjatësinë maksimale, 120 deri 150 vjeç.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close