Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

EMA miraton vaksinimin e mbi 12-vjeçarëve me vaksinën Pfizer/BioNTech

ATSH-DPA/ – Vaksina antiCOVID-19 e prodhuar nga Pfizer/BioNTech mund të përdoret për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart, sipas Agjencisë Europiane të Barnave (EMA).

“Të dhënat treguan se vaksina është e sigurt për fëmijët dhe duket se është efektive për t’i ndihmuar ata t’i rezistojnë infeksionit, pa shenja të efekteve anësore serioze”, tha Marco Cavalleri, drejtori i organit rregullator për Strategjitë e Vaksinave.

Vendimi e bën Pfizer/BioNTech vaksinën e parë që miratohet për këdo nën moshën 16 vjeç në Europë.

Ky vendim duhet ende të firmoset nga Komisioni Europian, megjithatë kjo konsiderohet një formalitet.

Vaksina Pfizer/BioNTech tashmë është miratuar për përdorim te fëmijët në SHBA dhe Kanada./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close