Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Mbi 110 pajisje të kriptovalutave janë konfiskuar në veri

Zëdhënësi i doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se nga aksionet që kanë patur me Policinë e Kosovës në Veri është vërejtur një trend i zhdoganimit të pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë po e shkakton një humbje kaq të madhe të energjisë në pjesën veriore të vendit.

Në disa aksione të Policisë së bashku me doganën e Kosovës, në këtë pjesë, janë konfiskuar sasi të mëdha të pasijeve që merren me prodhimin e kriptovalutave.

Zëdhënësi i doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për emisionin Expose në Kanal 10,se nga aksionet që kanë patur me Policinë e Kosovës në Veri është vërejtur një trend i zhdoganimit të pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta.

“Po ne kemi pasur disa aksione me Policinë e Kosovës ku kemi shikuar se a janë të zhdoganuar këto paisje, gjatë këtij viti ka ndodhur një trend i ri i kontrabandimit të këtyre paisjeve për shkak se vlera e kriptovalutave është rritur dhe duke marrë parasysh që në pjesën veriore kemi problem me energji elektrike kemi pasur një pjesë që janë zhvendosur atje.Gjatë kësaj kohe kemi pasur dy raste të ndara, njeri ka qenë aksion i policisë derisa një rast ku janë konfiskuar 40 paisje gjatë kontrabandimit ku janë konfisku nga dogana . ndërsa në një aksion tjetër të Policisë së Kosovës janë kapur 70 paisje që janë sjellur këtu që kanë rezultuar si të padoganuara, apo respektivisht të kontrabanduara .Mbi 110 paisje janë konfiksuar deri më tani, në muajt e fundit.Kryesish kanë qenë paisje që janë marrë me mining, paisje që janë zën në Kufi kanë qenë të bitcoin, ndërsa këto që janë zën në brendi kanë qenë të Bitcoin” tha Stavileci.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close