Ambasada Amerikane në Prishtinë: Bravo për FSK-në

Gjatë dy javëve të fundit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane “Defender Europe 21”.

Kjo është hera e parë që FSK është nikoqir i stërvitjeve.

Ambasada Amerikane përmes një reagimi ka lavdëruar FSK-në për vazhdimin e ndërtimit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-ve dhe forcave të tjera ushtarake.

“Bravo për FSK-në, për vazhdimin e ndërtimit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-ve dhe forcave të tjera ushtarake. Dita e sotme ishte kulmi i këtij angazhimi: Një Ditë e Vizitorëve të Dalluar, ku Nicholas Giacobbe dhe Ushtria Amerikane ‘BG Schaertl’ rishikuan vlerësimin e kompetencave të Këmbësorisë 1A. # Mëtëfortësëbashku”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Forca e Sigurisë së Kosovës nga 17 maji, po zhvillon operacione luftarake në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, që është ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane që prej Luftës së Dytë Botërore.

Kosova sivjet është në mesin e 16 shteteve pritëse të kësaj stërvitje prej së cilës pret të dalë e validuar me kapacitetet e këmbësorisë në operacionet mbrojtëse, sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close