Nga 15 qershori plan i ri i vaksinimit në Kosovë

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës po vazhdon në bazë të Planit Shtetëror të Vaksinimit, i cili që nga miratimi nuk ka pësuar ende asnjë ndryshim, e ku nuk përmenden askund gazetarët, fotoreporterët e kameramanët të cilët që nga dita e parë kur u konfirmuan rastet me COVID-19 raportuan nga vija e parë e frontit.

Teksa vetëm 3 për qind e qytetarëve sipas Planit tashmë janë imunizuar në Kosovë, Qeveria ka lehtësuar masat anti-COVID, ku ndër të tjera lejohet edhe lëvizja pa maska e qytetarëve kur janë vetëm dhe në ambient të jashtëm.

Mbi 1 milionë vaksina vetëm nga prodhuesi Pfizer pritet të vijnë deri në fund të vitit, teksa deri të premten janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për Telegrafin se Plani Shtetëror i Vaksinimit do të përditësohej në bazë të nevojës, por në pyetjet se kur do të ndodh ky ndryshim dhe kur pritet të publikohet versioni i ndryshuar i Planit, MSH-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se Plani për vaksinimin masiv të qytetarëve pritet të hyjë në fuqi nga 15 qershori.

“Plani është para përfundimit dhe nga 15 qershori do të hyjë në fuqi, ku nga 15 qershori do të filloj vaksinimi në masë ku do të shtojmë edhe numrin e ekipeve të vaksinimit”, u shpreh Vitia në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, Vitia ka thënë se për vaksinim masiv do të shtohet edhe numri i stafit, që si duket për të njëjtin qëllim Ministria e Shëndetësisë ka shpallur edhe konkurs për një numër të madh të infermierëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia / Foto: Ridvan Slivova

Në këtë konkurs të shpallur më 28 maj(dje) u është dhënë afat aplikantëve vetëm deri më 1 qershor që të aplikojnë.

Sipas Planit aktual të Vaksinimit, as në fazën e parë, as në të dytën e as në të tretën nuk është planifikuar të vaksinohen disa nga kategoritë të cilët kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Punonjësit e shërbimeve esenciale, si ata në furra e markete, gazetarë, fotoreporterë e kameramanë nuk përmenden askund në Planin Shtetëror të Vaksinimit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close