Malajzia fton Kosovën për bashkëpunim në luftimin e pandemisë COVID-19

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë urime nga kryeministri i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.

Meqenëse viti 2021 shënon 10-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kosovës dhe Malajzisë, në emër të tij dhe Qeverisë së Malajzisë, kryeministri Yassin theksoi gatishmërinë që të dy vendet të punojnë ngushtë për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ekzistuese dypalëshe.

“Le t’i bashkojmë përpjekjet tona për ta frenuar dhe zhdukur pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit XXI dhe të shpresojmë që normaliteti do të kthehet së shpejti në jetën tonë të përditshme”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Malajzisë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close