Për herë të parë pas 100 vjetëve një klerik hebre në ushtrinë gjermane

Për herë të parë pas 100 vjetëve një klerik hebre në ushtrinë gjermane

ATSH-DPA/ – Rabini i shtetit gjerman të Saksonisë, Zsolt Balla, do të bëhet kleriku hebre i ushtrisë gjermane.

Sipas një deklarate nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, me emërimin e Ballas, një klerik ushtarak hebre do të rikthehet në Gjermani për herë të parë pas rreth 100 vjetëve.

”Përurimi ceremonial do të zhvillohet më 21 qershor në sinagogën e Lajpcigut”, njoftoi ky këshill.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe presidentit të këshillit qendror, Josef Schuster, Bundestagu miratoi emërimin e klerikëve hebrenj për ushtrinë në maj të vitit 2020.

“Me emërimin e rabinëve ushtarakë, ne po vazhdojmë një traditë të vjetër dhe në të njëjtën kohë po hapim një kapitull të ri”, tha Schuster./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close