Thesaret e ikonografisë shqiptare në Muzeun e ri të Artit Mesjetar,në “Parisin e Vogël”

ATSH/- Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky muze duke theksuar se është një arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë.

“Thesaret e ikonografisë shqiptare, një arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë. Muzeu i ri i Artit Mesjetar, Korçë”, shprehet Rama krahas videos.

I pozicionuar përgjatë Bulevard “Fan Noli” në Korçë dhe restauruar në 2016, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash por edhe një institucion unikal në rajon.

Ky muze ka një fond prej 8000 objekte të artit mesjetar ndër të cilat 6500 janë ikona të ekspozuara në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta.

Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine.

Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj., janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të paçmuara të krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.

Gjithashtu, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ofron një audio guide në tre gjuhë të huaja nëpërmjet një aplikacioni për të gjithë vizitorët.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close