Presidenti Biden në kërkesën buxhetore ka paraparë edhe 200 milionë $ për Kosovën

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022-s nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, janë edhe 200 milionët të cilat janë parë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.

Në dokumentin Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për vitin 2022, të publikuar nga MCC’ja, thuhet se nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr, raporton Express.

“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor. Zbatimi i projekteve të MCC’së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re. Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close