IKSHPK: Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me Covid-19

IKSHPK: Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një shkrimi në Facebook në ditën botërore pa duhan, ka treguar për rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.

Nga IKSHPK-ja, kanë thënë se edhe këtë vit tema për ditën Botërore pa duhan është “zotimi për të lënë duhanin”

“Zotohem për të lënë duhanin Çdo vit më 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur për herë të parë në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së.

Të njejtit kanë bërë të ditur se duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo- duhanpirësit.

“Duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo- duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin Globalisht, afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria, veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të ardhmeje pa duhan.  Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme.Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit”, thuhet në njoftimin e tyre.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close