BE: Transparenca dhe llogaridhënia thelbësore në procesin e integrimit

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani e ka vlerësuar si të suksesshëm implementimin e projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë̈ i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, duke theksuar se është bërë fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të kësaj zyre në dhënien e rekomandimeve dhe zbatimin e tyre nga organizatat buxhetore me qëllim që të përmirësohet dhe rritet transparenca dhe llogaridhënia

Për projketin e financuar nga Bashkimi Evropian që është zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetjen edhe të ekspertëve nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë, Osmani tha se taksat e qytetarëve nga BE kanë shkuar në adresën e duhur, pasi projekti ka rezultate të mira.

“Ne kemi arrit të gjitha objektivat që i kishim në kuadër të projektit dhe objektiva e përgjithshme e projektit ka qenë me përmirësuaar menaxhimin e financave publike në Kosovë, me ndërtuar një besim në shpeznimet publike dhe të ndihmojë që të promovojmë transparencën, duke rritë llogaridhënien publike. Por, kur mbyllim projketin ndihem krenar që ne sot kemi një strategji të komunkimimit që synon një komunkim më efektiv me qytetarët, me parlamentin dhe me palë të tjera të interesit. Kemi një udhezues për rekomandime të auditimit”, theksoi Osmani.

Ndërsa, zëvendësshefja e Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Hillen Francke theksoi se projekti luan një rol të madh në transparencën dhe llogaridhëniën e mjeteve financiare që ndërlidhet edhe me integrimin e Kosovës në BE.

Francke tha po ashtu se kanë ekzituar disa dobësi themelore në sisitem që nga 900 rekomandime, vetëm 40 përqind janë implementuar 2020 nga ZAK.

“Instituconet supreme të audimit janë një nga shtyllat themelore në mbykqyrjen e shpenzimit publik, qeverisjes së mirë në cdo ekonomi, në cdo vend dhe luan një rol në fuqizimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sektorit publik. Këto janë elemente thelbësore të procesit të integrimit evropian, por edhe është pjesë formale e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes BE-së dhe Kosovës. Dhe për këtë arsye jemi shumë të lumtur që kemi mbështetur këtë”, tha Francke.

Ajo ka shtuar se përkundër vështirësive në dy vitet e kaluara, më 2020 ZKA-ja ka arritur që të publikoj 120 auditime të rregullsisë, ndërsa siç tha ajo auditimi i ndërmarrjeve publike është rritur për shumë fish duke filluar me 4 më 2016 në 20 ndërmarrje më 2020.

Ndërsa, auditorit i përgjithshëm i Polonisë, Marian Banash, tha se është nder për të që po përmbyll një projekt të tillë dhe duhet punuar për të mirën dhe cilësinë e qytetarëve me anë të mbikqyrjes së shpenizmeve të buxhetit.

Projekti i shtatë i financuar nga BE-ja për ZKA-në kishte nis në tetor 2019.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close