Minstri Mehaj inspekton donacionin amerikan të automjeteve të blinduara ushtarake

Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Me këtë rast , ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila e njoftoi me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi.

Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.

Ministri Mehaj inspektoi edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së.

Ai nga stafi përgjegjës u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes.

Ministri Mehaj shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e demonstruar duke shkëmbyer me diskutim të hapur me pjesëmarrësit edhe përvojat e tij ushtarake.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close