Katunet kufitare ,Muçibaba,Burica,Lipovica të harruara nga shteti.Banorët paralajmërojnë protestë!

Politika shtetënore duke përfshirë atë komunale ndaj banorëve të viseve/katuneve kufitare asht nga më papërgjegjshmet e mundshme.

Në vend se këto pjesë të Kosovës të konsiderohen vende të një randesie të madhe për shtetin,ato janë lanë në mëshirën e luftës për egzistencë të banorëve të cilët nuk gëzojnë as benificionet bazike infrastrukturore e financiare.

Kur dihet se “ushtarët” më të mirë për ruajtjen e kufijve shtetror,përveç Ushtrisë së vendit,janë vet qytetarët e atyre zonave atëhere asht e çuditshme politika jo-stimuluese e shtetit për banorët të cilët në kushte ma të mira ,nuk do t’i braktisnin këto zona.

Në këtë gjendje të pa perspektivë janë lanë edhe katunet e brezit kufitar të kufirit aktual me Serbinë,Muçibaba,Burica e Lipovica.

Edhe ato pak familje që kanë mbetur për të jetuar në këto vendbanime,rrezikohet të ikin nga aty për shkak të kushteve mizore për jetesë.

Shumë nga këto familje ballafaqohen me probleme egzistenciale;pa punë ,pa kushte esenciale infrastukturore,me udhët katastrofë që vetëm në kushte verore janë të qarkullueshme.

Në vend se këta banorë të stimulohen dhe të ndihmohen me ndonë sumë të caktuar mujore,pastaj me ndihma të ndryshme financiare e të tjera mënyra për të mbijetuar,ato detyrohen të bëhen raste sociale të vendosura diku në qytetin e Gjilanit si barrë për shtetin e zona kufitare mbetet pa banorë.

Banorët e këtyre katuneve kanë paralajmëru një protestë për datën 02.06.2021 duke bllokuar udhën Gjilan -Preshevë, për shkak se siç thuhet nga organizatori të “parandalimit të shpërnguljes,ngase janë pa udhë,ujësjellës,shkollë,e pa ambulantë ”

Të shtojmë se këtyre banorëve jetën ua ka vështirësuar edhe moti i ligë që ditëve të fundit ka sjellur dame në të mbjella dhe në infrastrukturën udhore..Ishin reshjet e dendura si dhe breshëri.

Shkruar nga :Xhelil Arifi 1 qershor

Fotot: Vehid Ibrahimi-Muçibabë.

 

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close